Ngjela: Fatos Nano, kryeministri më i lavdishëm i Shqipërisë

31 Tetor 2025, 19:28 | Përditesimi: 31 Tetor 2025, 19:28

Avokati Spartak Ngjela, ka deklaruar se ish-kryeministri Fatos Nano, i cili u nda nga jeta ditën e sotme, ishte një kryeministër i lavdishëm i Shqipërisë.

Ngjela tha gjithashtu se Nano ishte një kryeministër i suksesshëm dhe perëndimor. Sipas Ngjelës, Nano mori Partinë e Punës dhe e kthehu në parti demokratike.

“Ai ishte kryeministër i lavdishëm i Shqipërisë. Sot për sot ai ishte kryeministri më largpamës, më i saktë. Vlera e tij ishte që mori Partinë e Punës dhe e bëri parti demokratike. Jo vetëm që e bëri parti demokratike, por e solli në pushtet. Ishte tre herë kryeministër dhe ishte kryeministër i suksesshëm. Ishte perëndimor dhe e respektonte shumë perëndimore. Ai dha provën e parë të një kryeministri të moralshëm. Zotëri, ai kryetar partia që humbet zgjedhjet dhe rri kryetar, është skllavi i vetëvetes”, tha ai.

r.k./Shqiptarja.com