Ngjela zbulon takimin me Bashën: Kemi lënë diçka në parim! Më 21 janar u vranë 4 njerëz të pafajshëm, drejtësia ishte si në diktaturë

14 Mars, 14:45

Avokati Spartak Ngjela në një intervistë për Report Tv ka zbuluar se ka zhvilluar një takim me kreun e Partisë Demokratike Lulzim Basha. I pyetur nga gazetari Nertil Agalliu për planet e tij për rikthimin në politikë, Ngjela tha se kishte zhvilluar një takim me Bashën dhe se kanë lënë diçka në parim, por pa evidentuar detaje.