‘Ngordhën bretkosat jo më peshqit’, ndotet Emisari i Tërbufit në Divjakë! Banorët: Me këtë ujë vadisim tokat! Shteti të kontrollojë fabrikat e vajit të ullirit

15 Nëntor, 15:10

Fabrikat e vajit të ullirit në Lushnje dhe Divjakë dyshohet se i derdhin mbetjet në Emisarin e Tërbufit, duke shkaktuar ndotje alarmante të ujit dhe tokave bujqësore. Shqetësimin e kanë ngritur banorët e fshatrave të Divjakës, të cilët kërkojnë nga institucionet të marrin masa menjehere pasi shëndeti i konsumatorëve është i rrezikuar. Me ujin e kanalit te ndotur ujiten perimet qe me pas perfundojne ne treg.

    No videos found.