Ngordhja e bagëtive në mënyrë të papritur/ Izolohet ferma në Shkodër pas dyshimeve për një sëmundje virale

3 Qershor 2025, 13:10 | Përditesimi: 3 Qershor 2025, 16:16

Një fermë bagëtish në fshatin Domen, Shkodër, është vendosur në karantinë nga Shërbimi Veterinar pas shfaqjes së simptomave të një sëmundjeje të dyshuar virale, shumë ngjitëse, te bagëtitë e imta. Alarmin e ka dhënë vetë fermeri, pasi dy prej kafshëve të tij kanë ngordhur në rrethana të pazakonta.

I.M/Shqiptarja.com