TIRANË- Ka përfunduar Konferenca Gjyqësore për konstituimin e Këshillit të Lartë Gjyqësor. Në votimin ku morën pjesë 360 gjyqtarë nga të gjitha gjykatat e vendit, nga 9 kandidatë, 6 prej tyre u zgjodhën anëtarët e rinj të KLGJ-së.
Fitues janë: Marcela Shehu, Brikena Ukperaj, Medi Bici, të cilët fituan automatikisht, ndërsa Dritan Hallunaj fitoi me 215 vota, Brunilda Kadi me 135 dhe Ilir Toska 200.
Para votimit, Report Tv mësoi se gjyqtarja Alma Brati u tërhoq nga gara. Kërkesa është depozituar një ditë më parë dhe Brati ka deklaruar se nuk do që të jetë pjesë e zgjedhjeve për anëtare të KLGJ.
Emrat që u votuan për KLGJ janë:
Medi Bici - Gjykata e Lartë
Ilir Toska - Gjykata e Apelit Tiranë
Nertina Kosova - Gjykata e Apelit të Krimeve
Alma Brati - Gjykata e Tiranës (E tërhequr)
Astrit Faqolli - Gjykata e Tiranës
Brunilda Kadi - Gjykata e Tiranës
Dritan Hallunaj - Gjykata e Krimeve të Rënda
Manjola Xhaxho - Gjykata e Krimeve të Rënda
Marcela Shehu - Gjykata e Tiranës
Brikena Ukperaj - Gjykata e Apelit të Vlorës
Një ditë më parë Konferenca e Prokurorisë zgjodhi 6 anëtarët prokurorë për në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. (SHIKO KËTU) Me ngritjen e këtyre dy institucioneve Reforma në Drejtësi shkon drejt një momenti vendimtar për drejtësi të pavarur dhe profesionale me qëllim rritjen e besimit të gjyqësorit te qytetarët.