TIRANË- Për zv.ministrin e Shëndetësisë, Albert Nikolla, programi ekonomik i PD-së është i copëzuar dhe që lë shumë pyetje pa një përgjigje. Pyetja kryesore, që Nikolla bën, teksa ishte i ftuar në studion e Report Tv, është se “ku do i gjejë PD-ja paratë për të vënë në zbatim këtë program”.
“Programi është paraqitur me copëza, nuk rri dot pa përdorur një metafor, kur mjerimi ishte shumë i madh dhe anëtarë shkonin në fshatrat dhe thonin që deputetët hanë me lugë flori, premtohen dhënie të shumave marravëmendëse, rritje rrogash, pensione, pagesa për fëmijët, ndërkohë që po ju jap vetëm një shembull, kur ishte kryetar i Bashkisë Basha nuk ka përmbushur detyrimin për t’i dhënë 5 mijë lekë, tani thotë jo vetëm iu japim pagesën, por çdo muaj për 5 vjet. Rritja e pensioneve, të gjitha këto nga analiza që kanë bërë kolegët e mi, kanë arritur në konkluzionin që është shumë interesante, është se shuma e të gjithë këtyre shkon deri në 800 mln euro në vit, nëse këtë e shumëzojmë 4 vite, është 3.2 mld euro, nuk e ka shpjeguar se ku i kanë marrë këto para.
Te pjesa sociale, në program premtojmë përgjysmim të varfërisë, nuk japin asnjë ide se çfarë është varfëria, parametrat statistikor, nuk ka një qasje shkencore, ndërkohë, njëherazi, thonë që do të rrisin ndihmën ekonomike, në 2013 e lanë në nivele të mjerueshme. Diku nga 2012-2013 PD mori një fushatë të trishtë që ishte me 1 mijë lekë të reja për familje, pra e konsideronte ndihmën ekonomike si një lëmosh, nuk është e denjë, ndërkohë që PS, fondi për ndihmën sociale në Bashkisë e Shqipëri ka kaluar nga 3-6%, nga 5300 lekë të reja është dyfishuar, ndërkohë ka hequr abuzimet masive që ndodhnin me një cikël marramendës që ndodhte”, tha Nikolla.
