Nipi i Adem Jasharit: Përfaqësuesja jonë, zgjedhja ime e vetme

28 Nëntor, 15:41

Në nivel klubesh, ai synon daljen në Evropë, por Kosova është zgjedhja e tij e vetme në nivel të kombëtareve. Igball Jashari është njëri nga talentët më premtues në futbollin e Kosovës dhe kjo dëshmohet edhe me faktin që ai tashmë luan në klubin më të suksesshëm kosovar, Prishtinën.

Igballi është nipi i komandantit legjendar Adem Jashari dhe ai pranon se dashurinë për Kosovën e ka mësuar nga familja e tij derisa bartja e fanellës dardane i sjell ndjenjë të veçantë.

Për mua është një ndjenjë mjaftë e mirë sepse jam rritur tek një familje që është e madhe dhe më kanë folur mjaftë shumë për vendin, se si duhet ta duam Kosovën dhe normalisht kur të vesh fanellën e Kosovës për mua është një ndenjë më e madhe sepse jam nga familja Jashari dhe është një ndjenjë mjaft e madhe për mua”, thotë Jashari.

    No videos found.