Nis Censusi i Shpendëve Ujorë Dimërues, në Ohër konstatohet specie e re! Eksperti: Po zhduken, shkak rritja e temperaturave e ndërtimi në liqen

14 Janar, 14:57

Data 13 janar shënoi nisjen e Censusit të Shpendëve Ujorë Dimërues. Ekspertë nga Agjencia Kombëtare e Zonave të Mbrojtura por edhe vullnetarë kanë zbritur në terren për të dokumentuar ligatinat. Në Liqenin e Pogradecit është konstatuar një specie e re, ndërsa ekspertët shohin si problematikë ndryshimet klimaterike dhe ndërtimet në breg të liqenit.