Nis dhuna në protestën e PD/ Hidhen molotovë afër ministrisë së Brendshme! Policia i shpërndan me ujë e gaz lotsjellës

8 Maj, 20:47 | Përditesimi: 8 Maj, 20:47

Militantët e Berishës kanë hedhur molotovët e parë pranë ministrisë së Brendshme. Policia u është përgjigjur me hedhjen e ujit dhe të gazit lotsjellës sapo i janë afruar kordonit të policisë, me qëllim për të mos i lejuar për të kaluar.

I.M/Shqiptarja.com