Nis fushata për mbrojtjen e gështenjës nga grerëza e zezë, Krifca: Metoda që po përdorim është certifikuar nga BE, siguron mirëmbajtjen pa përdorim kimikatesh

3 Qershor 2023, 17:10

Në Malësinë e Madhe ka nisur fushata për mbrojtjen e gështenjës nga grerëza e zezë, një insekt ky që dëmton prodhimin. Mbrojtja e masivit me gështenja është e rëndësishme pasi 25 përqind e prodhimit shkon për eksport.