Nis hartimi i buxhetit të paketës fiskale për 2024-ën! Ministria e Financave për Report Tv: Disa përjashtime tatimore do eliminohen

6 Tetor 2023, 17:56

Kanë nisur diskutimet për hartimin e buxhetit dhe paketës fiskale për vitin 2024, ndërkohë Ministria e Financave fton në konsultim të gjitha bizneset për të dëgjuar kërkesat e tyre. Report TV mëson që për vitin që vjen do të ketë ndryshime të reja në taksa e tatime, duke eliminuar favorizimet e bëra deri më tani për sektor të ndryshëm.