Në nisje të seancës maratonë të Kuvendit, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla ka thënë se sa i përket komisioneve parlamentare PD duhet të rishikojë deputetët që i ka listuar nga dy herë në komisione në mënyrë që të ruhet një balancë.
“PS është i vetmi grup që është në këtë shumicë dhe të gjithë deputetët e tjerë janë në opozitë. Për të ruajtur këtë balancë do i kërkoja që deri në seancën pasardhëse të ndreqë ndonjë gabim ku ndonjë deputet është vendosur në më shumë se dy komisione. 4 deputetë e LSI apo PSD dhe ata të depozitojnë brenda kohës së përcaktuar nga kryetarja propozimet për tu bërë pjesë në disa komisione”, tha Balla.









