Nis maratona e Tiranës, Veliaj: Mes vrapuesve, 1 mijë janë nga 35 vende të ndryshme

17 Tetor 2021, 09:34

Në nisje të Maratonës së Tiranës, kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj ka mbajtur një fjalë përshëndetëse për të gjithë garuesit. Veliaj tha se në këtë maratonë marrin pjesë edhe 1 mijë veta nga 35 vende të ndryshme të botës, ndërsa në të ka dhe kauza të rëndësishme siç është ajo e refugjatëve.