Komisioni Hetimor për '25 prillin' sërish pa konsensus për miratimin e rregullores, PS braktis mbledhjen! PD: Doni apo nuk doni Rama do të thirret! Gogu: Po mbani peng komisionin

22 Tetor 2021, 10:11 | Përditesimi i fundit: 2021-10-22 14:59:30

Pas dy ditësh ‘përplasje’ për të caktuar një orar që të zhvillojnë mbledhjen e Komisionit Hetimor për zgjedhjet e 25 prillit, palët politike sot janë mbledhur sërish dhe diskutojnë miratimin e rregullore. Por edhe sot mbledhja ka nisur me debate mes PD-së dhe PS-së për miratimin e rendit të ditës ku nënkryetari Toni Gogu kërkoi që të miratohet në parim rregullorja dhe të votohet rendi i ditës. Por deputeti i PD-së Gazment Bardhi thotë se nuk votohet rendi i ditës në komision.

Nga ana tjetër kreu i Komisionit Enkelejd Alibeaj, ka prezantuar rendin e ditës së sotme, ndërsa u shpreh se ky takim është vazhdim i ezaurimit të mbledhjes së parë, për të diskutuar për shqyrtimin e miratimit të rregullores si edhe zgjedhja e sekretarit.

Për këtë debat, palët kanë pretendime të ndryshme, ku sipas kryetarit të Komisionit, Enkeled Alibeaj, socialistët e kanë bojkotuar mbledhjen pasi nuk duan të dalë e vërteta për vjedhjen e zgjedhjeve të 25 prillit.