Nis me balet samiti i Procesit të Berlinit, Rama: Krijim i Perlocajt, yllit të shndritshëm që na e adoptoi Franca! Koreografi: Ma kërkoi vetë Edi, është i çmendur!

16 Tetor 2023, 12:37 | Përditesimi i fundit: 2023-10-16 16:08:10

Kryeministri Edi Rama ka shpjeguar performancën artistike të baletit me të cilën ishte zgjedhur të çelej për herë të parë samiti i Procesit të Berlinit në Tiranë. Rama tregoi se koreografia është thurur mjeshtërisht nga koreografi Anxhelo Perlocaj për të cilin Rama ndau edhe vlerësimin e tij maksimal. Një fjalë e mbajti edhe Perlocaj i cili u shpreh se e ka bërë koreografinë në kohë rekord ndërsa zbulon edhe bisedën me kryeministrin.