Nis ndërtimi i banesës së efektivit të rënë në detyrë! Ardi Veliu: Policia e shtetit jep 4 milionë lekë të reja për '224 kolegë dëshmorë'

22 Janar 2020, 22:05

TIRANE- Nisma e iniciuar nga fëmijët e efektivëve të policisë të rënë në detyrë e kthyer në fondacionin ‘Gjurma’ ka nisur punën për ndërtimin e banesës për familjen e efektivit Kol Ndreshaj, i vrarë në krye të detyrës në vitin 2010. 

Pjesë e takimit ku u prezantuan edhe objektivat e këtij fondacioni si dhe  shfaqën në monitor edhe fotot e policëve të rënë në detyrë, ishte edhe drejtori i Policisë së Shtetit Ardi Veliu. Në fjalën e tij ai theksoi se Policia e Shtetit do të japë një kontribut prej 4 milionë lekësh për këtë mision.