Lleshaj në familjen e policit të rënë në detyrë: Do ju rindërtojmë banesën! Reforma në Drejtësi do hapë dosjet e vjetra

SHKODËR - Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu ishin ditën e sotme në familjen ish-efektivit të policisë Kolë Ndreshaj, i vrarë në krye të detyrës në vitin 2010. Lleshaj tha se shtëpia e familjes së Ndreshajt do të rindërtohet nga fillimi me kontributin e gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit.

Ndërsa për dosjen e tij, Lleshaj tha se është një ngjarje delikate për t'u zbardhur ndërsa shtoi se Reforma në Drejtësi do të bëjë të mundur zbardhje të ngjarjeve të tilla kriminale.

"Ne të gjithë e kemi detyrë të kujdesimi për ata që kanë dhënë jetën për sigurinë tonë. 224 punonjës policie kanë rënë në krye të detyrës gjatë tri dekadave të fundit. Familjet e tyre kanë vijuar në heshtje dhe në halle jetën. Me gjithë përpjekjet e shtetit, ende ka shumë plagë e brenga të hapura. Vrasës policësh që i janë shmangur drejtësisë, dosje të mbyllura pa arsye, shtëpi të rrënuara, fëmijë të rritur me vështirësi, gra të veja të mbytura nga barrët e rënda, prindër të gjymtuar nga dhimbja. I kam pritur në zyrën time pothuajse të gjithë pjesëtarët e familjeve të 224 policëve të rënë në detyrë. Bashkë me një grup të talentuar bijsh dhe bijash të policëve të rënë në detyrë, kemi themeluar Fondacionin “Gjurmët”, përmes të cilit do të mobilizojmë mbështetje për të lehtësuar vështirësitë e familjeve. Sot vizituam “shtëpinë” e familjes së Kolë Ndreshaj në Shkodër, një rrënojë që as thatësira e zgjatur e këtij viti nuk ia ka hequr ende lagështirën.

Falë donacioneve të të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit, Fondacioni “Gjurmët” do ta ndërtojë nga e para shtëpinë e Dilës, Aldos dhe Flavios. Kjo shtëpi do të ketë në muret e saj kontributin e 11 mijë punonjësve të Policisë së Shtetit, që kanë kontribuar për të. Ky është vetëm fillimi i një programi të gjerë, që do të synojë mbështetje për strehim, shkollim, trajtim shëndetësor etj. Ftoj të gjithë qytetarët, nxënësit, studentët, bizneset, bankat, shoqëritë e sigurimeve, e të tjerë për të mbështetur të rinjtë e Fondacionit “Gjurmët” në këtë angazhim dinjitoz, ku Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të jenë partnerë të përhershëm.

Ngjarje të tilla janë gjithmonë delikate për t'u zbardhur. Disa dosje nuk quhen asnjëherë të vjetra. Reforma në Drejtësi do të bëjë të mundur zbardhjen e ngjarjeve kriminale", tha Lleshaj.

Kolë Ndreshaj u vra në 26 gusht të vitit 2010 teksa ishte në detyrë në Malësinë e Madhe. Ndreshaj, 41 vjeç, ishte punonjës i policisë së Njësisë Rajonale të Qarkullimit Rrugor Shkodër. Viktima e veshur me uniformën dhe me motor, po kthehej nga shërbimi, kur është zënë pritë nga persona të paidentifikuar, 300 metra larg aksit kombëtar Shkodër-Koplik.

/G.M./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës:

    Si ka qene per ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!

Profesionet e lira/ Administrata Tatimore: Janë rimbursuar 6,1 mln euro të 7688 tatimpaguesve, të deklarohen dhe 449 të mbeturit!