Nis në shkurt viti i dytë ekipeve sportive në shkolla publike, pjesëmarrës nxënës 8-17 vjeç! Fiden Ylli: Projekti pëlqehet shumë nga prindërit

28 Janar, 16:53

Stërvitje falas me ekipet sportive brenda shkollave është projekti i qeverisë që nis për herë të dytë këtë vit në shkollat  9-vjeçare dhe të mesme. Gjimnazistët tregojnë në Report TV se e presin me padurim këtë projekt  që i ka dhënë mundësinë që përveç mësimeve të ushtrojnë edhe pasionin e tyre. Baza materiale ofrohet falas nga Komiteti Olimpik përmes qeverisë.