Nis numërimi i shpendëve në lagunën Divjakë-Karavasta! Eksperti: Tendenca në rënie, urbanizimi arsyeja kryesore! Të hiqet moratoriumi i gjuetisë, s’ka efekt

14 Janar 2023, 17:12

Në lagunën Divjakë-Karavasta grupet e punës janë shpërndarë në pikat e vrojtimit për të numëruar shpendët ujorë. Është Administrata e Zonave të Mbrojtura në bashkëpunim me Shoqatën e Ornitologeve që organizojnë çdo vit censusin e shpendëve.  Rezultatet priten në ditët në vijim, por Taulant Bino, në cilësinë e koordinatorit kombëtar tregon se nga viti në vit është vërejtur ulje e numrit të shpendëve që dimërojnë në këtë lagunë.