Nis pelegrinazhi 13-javor në kishën e Shna Ndout, qindra besimtarë i drejtohen vendit të shenjtë: Lutemi për shëndet dhe harmoni në familje

14 Mars 2023, 11:37 | Përditesimi i fundit: 2023-03-14 14:30:47

E marta e 14-marsit shënoi nisjen e pelegrinazhit në kishën e "Shna Ndout" në Laç. Që prej orëve të para të mëngjesit, qindra besimtarë të ardhur nga qytete të ndryshme të Shqipërisë iu drejtuan këtij vendi të shenjtë.