Nis procesi i rivlerësimit të provimeve të Maturës! Nxënësit ankimojnë testin, pretendojnë nota të larta! Tek 'Sami Frashëri' kërkohet rikorrigjimi i matematikës

3 Korrik 2023, 17:00

Sot maturantët që pretendojnë nota më të larta në 4 provimet e Maturës Shtetërore bënë kërkesat për rivlerësim të testit. Do të jetë një komision i posaçëm mësuesish që do të vendosin nëse teza duhet të rikorrigjohet apo jo. Tek gjimnazi ‘Sami Frashëri’ dominojnë kërkesat për rivlerësim të testit të matematikës.