Nis projekti ‘Smart City Albania’, Koçiu: 5 mijë kamera inteligjente në 20 qytete, 3 mijë në uniformat e Policëve! Të parët në rajon

19 Dhjetor, 12:58 | Përditesimi: 19 Dhjetor, 12:58

Gjatë aktivitetit prezantues për zbatimin e projektit “Smart City Albania”, Ministrja e Punëve të Brendshme, Albana Koçiu, theksoi se Shqipëria do të jetë vendi i parë në rajon që do të ketë një sistem të integruar sigurie dhe menaxhimi urban në 20 qytetet më të mëdha.

Në kuadër të projektit, parashikohet instalimi i mbi 5 mijë kamerave inteligjente nga Tirana në Sarandë, nga Shkodra në Gjirokastër, si dhe 3 mijë kamera trupi që do të vendosen në uniformat e efektivëve të Policisë së Shtetit.

E.H/Shqiptarja.com