Nis protesta e PD, Berisha niset nga selia blu drejt kryeministrisë

8 Maj, 20:07 | Përditesimi: 8 Maj, 20:07

Kreu i PD Sali Berisha ka dalë nga selia blu dhe është drejtuar tashmë drejt bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ për t’iu bashkuar pjesës tjetër të militantëve. Me daljen e Berishës, protesta konsiderohet zyrtarisht e hapur.

A.M/Shqiptarja.com