Nis puna për rregullore të re për mbikëqyrjen e mikro-financës, BSH: Kufizojmë numrin e kredive! ‘Black List’ me qytetarët që s’do u jepet borxh

27 Qershor, 15:28

Banka e Shqipërisë do të kufizojë me rregullore numrin e kredive që mund t’i jepet për një qytetari, kjo për shkak se skandali me mikrokreditë zbuloi se gjendja u rëndua më shumë për ata që kishin disa kredi për të paguar. Në rregulloren e re që po hartohet do të ketë edhe një ‘Listë të Zezë’ me kategoritë e qytetarë nuk do mund të marrin kredi. Report TV mëson se 100 ankesa të reja të klientëve të MCA e Final janë bërë pranë bankës.