Nis sot universiteti, 19400 studentë ulen për herë të parë në auditore! Disa pedagogë në Tiranë dhe rrethe bojkotojnë, kërkojnë rritje pagash

17 Tetor 2022, 12:16 | Përditesimi i fundit: 2022-10-17 15:45:29

Sot nis viti i ri akademik 2022-2023 në të gjithë vendin, ku 19 400 studentë ulen për herë të parë në auditore. Ashtu siç edhe kishin paralajmëruar, pedagogët në Tiranë kanë bojkotuar mësimin. Ndërkohë, në Durrës mësimi ka nisur normalisht.