Kushtetuesja kalon në plan të dytë...Meta pret Bashën në zyrë dhe radhitet krah opozitës: Zgjedhje të parakohshme, pastaj dialog

19 Nëntor 2019, 09:19 | Përditesimi i fundit: 2019-11-19 15:24:47

TIRANË - Opozita e bashkuar, e drejtuar nga lideri demokrat Lulzim Basha shkoi në zyrën e Presidentit Ilir Meta në një takim përreth 1 orë e gjysmë, në përgjigje të ftesës së kreut të shtetit për të gjetur zgjidhje për ngërçin e krijuar në Gjykatën Kushtetuese. Por më shumë se sa situata e krijuar brenda Kushtetueses, takimi u kthye në politikë, dhe Presidenti qartazi u radhit krah opozitës, ku në sinkron me kërkesën e Partisë Demokratike, Lëvizjes Socialiste për Integrim dhe aleatëve, tha se zhvillimi i zgjedhjeve të parakohshme është e vetmja mundësi e vendosjes së dialogut politik në institucione.

Në takim kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi, zgjodhi që ftesës së bashkëshortit të saj Presidentit, t'i përgjigjet duke dërguar përfaqësues nënkryetarin e partisë, Petrit Vasilin, një mbledhje e zhvilluar pa praninë e kamerave.