Kryemadhi: Meta fajtor për krizën dhe pse solli Ramën në pushtet! Dvorani 'i kapur' nga qeveria

TIRANË- Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi nuk i ka ndalur akuzat për presidentit Ilir Meta, sipas së cilës ai është një nga fajtorët kryesor për situatën politike në të cilën ndodhet vendi. Një deklaratë e tillë, vjen si kundërpërgjigje e asaj që tha kreu i shtetit disa ditë më parë, ku e e cilësoi djegien e mandateve nga PD-LSI si një tregues që ato janë më pranë qeverisë.

Në një dalje të gjatë për Metën, numri dy i LSI-së u bashkua në një pikë me presidentin Meta, në akuzat për kreun e Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvorani. Për Kryemadhin, ai është "kapur" nga kryeministri Edi Rama, e kjo sipas saj ka prodhuar edhe ngërçin kushtetues ku ndodhet vendi.

Ajo ka pasur një koment edhe për vendimin për të shpallur ambasadorin e BE-së, Bernd Borchardt "non grata" nga presidenti. Nga seli e LSI-së, Kryemadhi tha se e meritonte një gjë të tillë, e ndërsa rikujtoi episocin kur ky i fundit u tregoi gishtin e mesit disa nga protestuesve të Astirit. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 16:45
Kriza politike/ Kryemadhi: Fajtor edhe Meta, ai është përgjegjësi kryesor për ardhjen e Ramës në pushtet

1574090973_mon.jpg

Në daljen e saj për mediat, kryetarja e LSI-së,Monika kryemadhi ka bërë shkaktar të kësaj krize politike është edhe presidenti Meta. SDuke iu përgjigjur akuzës së këtij të fundit, se me djegien e mandateve PD-LSI tregoi se është më pranë qeverisë, numri dy i LSI-së tha se Meta është fajtor kryesor që me ardhjen e Ramës në pushtet, falë koalicionit me LSI në atë kohë.

"Ky është një këndvështrim që ka Meta. Edhe Meta është shkaktar i kësaj krize, që me ardhjen e Ramës në pushtet. Më pas vijon me Metën i cili edhe pse u tha SHBA, ambasadorit Donald Lu, i cili nuk besonte se votat e LSI do të shkonin për Reformën në Drejtësi. Sot kemi këtë shtet të ndërtuar nga Rama. Sot jemi në një vijë për zgjidhjen e krizës. Edhe me klasën politike në reformën në drejtësi. Vota  e shqiptarëve të mos deformohet. Kushtet e Bundestangut për të ecur dhe për t'i dhënë një zgjedhje krizës politike që në mbledhjen e ardhshme Shqipëria të marri një "PO", ngritja e Kushtetuese, reforma zgjedhore më pas...", tha Kryemadhi.
 

Ora 16:10
Meta shpall Borchardt 'non grata' në presidencë, Kryemadhi: Gishtin e mesit ta marri mbrapsht, mund të kishte kandiduar për Kushtetuesen

"Borschart mund të kishte kandiduar për Gjykatën Kushtetuese. Engjel Agaci mund ta kishte kandiduar. Kështu edhe Kuvendi që priti afatin e fundit. Për gishtin e mesit ta marri mbrapsht, çdokush që fyen shqiptarët. Për të gjithë ata, edhe pse ka ardhur nga një klasë e papërgjegjshme. " kështu është shprehur kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi në lidhje me shpalljen 'non grata' në Presidencë e ambasadorit Borchardt nga ana e presidentit Meta.

Ora 16:07
Kryemadhi akuza ndaj Ardian Dvoranit: Kapja e tij nga Rama ka prodhuar krizën politike

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka komentuar situatën e krijuar me ngritjen e Gjykatës Kushtetuese, duke i dalë në mbrojtje Metës, dhe duke hedhur akuza ndaj Kryetari i Komsionit të Emërimeve në Drejtësi, Ardian Dvoranit.

"Ajo që dua të theksoj, e thash edhe pak me parë, unë e kam bërë të qartë edhe ne intervistën time në Zërin e Amerikës, nuk jam një juriste që të diskutoj proceset ligjore por di të them diçka që në Kushtetutë janë shumë të qarta veprimet e Presidentit. Di të them edhe diçka tjetër që, katër kandidatë për katër vende ku kemi të njëjtët persona që kandidojnë në listat, vakancat për Gjykatën Kushtetuese ndërkohë nga ana tjetër dua të theksoj që shkelja e ligjit të Z. Dvorani përsa i përket shpalljes dhe publikimeve në Fletoren Zyrtare është një proces për të cilin ajo është një zgjedhje që ka bërë vetë Presidenti i Republikës për ta çuar më tutje por dua të theksoj që nuk janë të rastësishme të gjitha veprimet dhe kapjet që ka kërkuar të bëjë mazhoranca dhe sidomos Kryeministri Rama për sistemin e drejtësisë. Mosngritja e Gjykatës Kushtetuese prej më shumë se dy vitesh, bllokimi i ngritjes së KED-së në mënyrë të tillë që KED-ja të drejtohej nga një njeri i besuar nga Z. Rama dhe ne jemi shumë të qartë se çfarë ka ndodhur me KED-në sepse në fakt situata ekonomike dhe e gjithë kriza ekonomike që ka ndërtuar Z. Rama e ka bërë të pavëmendshëm opinionin publik ndaj kapjes dhe ndaj përdorimit të instrumenteve të ndryshme po themi shqiptare dhe anti shqiptare apo kombëtare dhe ndërkombëtare për kapjen e sistemit dhe të Reformës në Drejtësi. Ajo çfarë është e rëndësishme dhe që dua të theksoj, mospublikimi i dekreteve të Presidentit që është me ligj, në Fletoren Zyrtare dhe publikimi i një vendimi apo shpallje e kryetarit të KED-së që është e paligjshme, tregon hapur se si është përdorur dhe përdoret sistemi i drejtësisë për të cilët shqiptarët mezi e kanë pritur, për të cilët ndërkombëtarët kanë paguar fonde jashtëzakonisht të mëdha dhe tregon hapur që lidhja e Z. Dvorani dhe kapja e Z. Dvorani nga mazhoranca, duke filluar nga Kryeministri Rama, Ëngjëll Agaci e të gjithë me radhë, nuk kanë bërë gjë tjetër vetëm se kanë prodhuar këtë krizë politike në të cilën ne jemi sot. Ngritja e Gjykatës Kushtetuese, nuk është e thënë që Gjykata Kushtetuese nuk jeton dot pa Ardian Dvorani si Kryetar të KED-së  dhe nëse ne mendojmë që duhet të sabotojmë të gjithë procesin e Reformës në Drejtësi që Z. Rama të zgjedhë kryetar të KED-së ose më shumë Ëngjëll Agaci të zgjedhë kryetar të KED-së Ardian Dvoranin unë nuk mendoj që kjo është sfidë e shqiptarëve", tha Kryemadhi. 

Ora 16:05
Kryemadhi: Mungesa e 'Kushtetueses', një nga arsyet e djegies së mandateve

1574090973_mon.jpg

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi mbajti një fjalim  në mbledhjen me gazetarët ku ka treguar rreth vizitave të saj në SHBA. Ajo ka deklaruar se në Detroit ka takuar përfaqësues të lartë të SHBA si dhe ka marrë një zgjidhje për situatën në Shqipëri.

"Shqipëria ndodhet në një moment kritik politik, pata takim  ne kongresin Amerikan, në senatin e SHBA. Dua të ndaj me ju jo vetëm informacione për vizitën por edhe vlerësimit që ngritën me shqetësim. Kriza e rëndë ishte pjesë e të gjitha takimeve, edhe në komunitetin shqiptare atje. Situata politike ka vëmendjen e Ëashingtonit. Kemi besim që situata do të jetë në funksion që zgjidhjet të jenë për interesat e Shqipërisë. Zbatimi i Kushtetutës dhe e ligjit. Është qëndrimi që më dhanë të gjithë bashkëbiseduesit amerikane. SHBA pret që Shqipëria të marrë rolin e stabilitetit në rajon. Në SHBA do të bëhet një degjesë në kongresin amerikanë për Ballkanian. Çdo lëkundje e vlerave themelore është largim nga objektivi madhor dhe nga themelet e demokracisë. Plotësimi i Kushtetueses është një proces që duhet mbyllur. Është hedhur hap i rëndësishëm për vakancat deri tani. Nuk duhet ndalur. Është një garanci madhore për një sistem. Është motiv për opozitën për kauzat që janë ngritur dhe nuk janë zgjidhur. Pata mundësinë të bisedoja edhe për zgjidhjen e krizës. Pata takim edhe ne Detroid me shqiptarët të cilët ndjenin mungesën e komunikimit më vendin e tyre." tha Kryemadhi.

/B.K./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Bestrove: 19/11/2019 11:13

    Hundepoce bajge ordinere

    Përgjigju
  • MINUSHE: 19/11/2019 11:03

    vetem politike sdi te beje kjo......gafa me e madhe qe e mori kjo LSI. Te linin Petrit Vasilin ishte shume me mire se sa burre e grua ne pushtet...edhe per veten e tyre do e kishin me mire.....por se kuptojne....se nuk jane te zgjuar.....Paraja ste ben te Zgjuar.......thjesht te hap dyert ...por ajo/ai qe ke qene do mbetesh....Po per keta nuk funksionon konflikti I interesit...apo funksionon vetem per gra qe jane ekonomiste ne institucion dhe burri shofer I atij institucioni....

    Përgjigju
  • tosi: 19/11/2019 08:52

    Nafije baxhella pasi mësoi Amerikanet me ndihmën e Kejdi dhembcakalles se si tundet dybeku qysh ne moshën 15 vjeçare tani ka ardhur tu perralise shqiptareve per takimet neper koridore me disa njerëz pa peshe ne Amerikë.

    Përgjigju
  • lirim: 18/11/2019 20:19

    JU TE LSI jeni fatkeqesi qe keni ardhur ne jete….

    Përgjigju
  • O ANALFABET: 18/11/2019 17:31

    O analfabet o IDJOT A KE 2 PARE TRU NË KOK SHKO MOR IDJOT VIZITOHU. SKE SHANC O IDJOT. SHANCI JOT KARSHI MEJE 0 O FUNDËRRIN QË QELBESH ER.

    Përgjigju
  • FAMILJA PALAÇO: 18/11/2019 17:29

    Shikoni se çfar gallate ka në Shqipri çohet baxhella e përforcon të shoqin pleh ilir hajdutin.Borchardt është një Dipllomat e një Herr Gjerman me kultur të kalibrit mbretëror me 2 fakultete e me 3 gjuh të huaja. E kjo pisja vjen nga familje bastardësh injorant e familje analfabetësh e meret me ktë Zotnin Gjerman. A e kuptoni o Shqiptar se çfar dëm8 po i bëjn kta fëlliqsira burr e grua Shqipëris pty rac pise rac fundërrin.

    Përgjigju
  • Bobo: 18/11/2019 16:43

    Na vjen me vjell sa here del kjo baxhella

    Përgjigju
  • robi: 18/11/2019 16:35

    Nafije dybeku në Amerikë shoqerohej nga Kejdi dhembcakallja e promovuara e presidentit te Tunizise Habib burgiba

    Përgjigju
  • Irma: 18/11/2019 16:26

    Na turperoi vendin!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni

Studentët në Beograd sërish në rrugë, ndalen para Prokurorisë së Përgjithshme: Të luftohet për ligjin dhe rendin pa u ndikuar nga politika e korrupsioni