Nis trajnimi i stafeve mjekësore në qendrat verore, Manastirliu: Për turistët që shfaqin shenja COVID do përdoren testet e shpejta

6 Qershor 2021, 15:32 | Përditesimi: 6 Qershor 2021, 15:32

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu, duke ndjekur nga afër trajnimin e stafeve mjekësore që do të punojnë në qendrën shëndetësore verore në Shëngjin, ka bërë me dije 29 qendrat do të jenë gati për të ofruar shërbim 24 orë në 7 ditë të javës, duke filluar nga 15 qershori. “E kemi nisur nga Lezha trajnimin e grupeve dhe stafeve tona, për sa i përket ndihmës së shpejtë. Duke shtuar dhe faktin që në këtë vit do të kemi edhe një shërbim të shtuar në gjithë qendrat shëndetësore verore, që është testimi i shpejtë. Ndaj dhe është duke u realizuar trajnimi, qoftë për sa i përket ndihmës së parë në këto struktura por edhe testimit të shpejtë anticovid. Për turistët që shfaqin shenja do përdoren testet e shpejta”, tha Manastirliu.

b.ha./Shqiptarja.com