Nishani: Meta nuk ka bërë shkelje të rëndë Kushtetuese, sjellja e mazhorancës për shkarkimin e tij aspak serioze

8 Maj 2021, 13:16

Për ish- presidentin, Bujar Nishani, Ilir Meta nuk ka bërë shkelje të rëndë të Kushtetutës sa për t’u shkarkuar. Ai tha se kjo sjellje e mazhorancës është një tregues se qeveria e ardhshme do të jetë arrogante.

“Presidenti gjykohet vetëm nëse ka bërë një krim dhe një shkelje të Kushtetutës, unë nuk kam parë asnjë rast të një shkelje të rëndë nga ana e presidentit të republikës dhe në gjykimin e presidentit duhet të jemi të kujdesshëm. Nuk duan që të dorëheqjen vëmendjen se mazhoranca nuk ka ndonjë interes se i fituan votat, nuk është sjellje serioze, por paralajmëron qeverisjen arrogance që do ketë qeveria e re. Nuk është serioze dhe nuk ka për të arritur asgjë, se parlamenti nuk e shkarkon dot, por e vendos Gjykata Kushtetuese. Në gjykatën Kushtetuese nuk besoj se do ketë një vendim për shkarkimin e presidentit se nuk ka bërë një shkelje të rëndë”, tha Nishani.