Nisin gjobat e para për protestën, 16 ndëshkime me 50 € për bllokimin e rrugës! Ja sa burg rrezikohet për tentativë vrasje ndaj policëve (VIDEO)

3 Nëntor, 17:08 | Përditesimi: 3 Nëntor, 17:08

Hyrja në fuqi e Aktit Normativ në ligjin për tubimet, ka sjellë efektet e para të gjobave në protestën që vijon prej më shumë se 3 javësh tashmë, gjatë të cilave për ditë të tëra nuk u kursyen policët, institucionet, bizneset dhe prona publike. Zyrtarisht, Policia e Tiranës njofton vendosjen e 16 gjobave të para me vlerë 5 mijë lekë, secila për bllokimin e qarkullimit të automjeteve gjatë tubimit të zhvilluar të hënën në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, përpara Kryeministrisë.

A.E/Shqiptarja.com