Nisin karnavalet në Shkodër, për tre ditë atmosferë festive në çdo cep të qytetit

23 Shkurt, 16:16

Në qytetin e Shkodrës kanë nisur festimet e Karnavaleve, një festë tradicionale që daton nga viti 1864. Qindra qytetarë kanë festuar në rrugët e qytetit me maska veneciane dhe kostume shumëngjyrëshe. I gjithe qyteti është pushtuar nga ngjyrat e festës që do të zgjasë për 3 ditë në kryeqendrën e Veriut.