Nisin kërkimet brenda vendit për Arben Ahmetajn, kontrolle banesash në Tiranë e Durrës! SPAK kërkoi lokalizmin, policia s`ka kthyer përgjigje

21 Korrik 2023, 15:51

Urdhër arresti i firmosur nga gjykata ndaj Arben Ahmetajt ka vënë në lëvizje policinë e cila po zhvillon kërkime për ish-zv.kryeministrin brenda vendit. Të dhënat i janë përcjellë edhe policisë kufitare, ndërsa prokuroria ka kërkuar informacion nga policia për vendndodhjen e të kërkuarit, por ende nuk ka marrë përgjigje zyrtare