Nisin sot punimet për ndërtimin e tunelit të Llogarasë, Rama: Shkurton kohën në 7 minuta

14 Nëntor 2021, 08:32 | Përditesimi i fundit: 2021-11-14 13:48:53

Ditën e sotme nisin punimet për tunelin e Llogarasë.  Nga 55 minuta që bëhet aktualisht Qafa e Llogarasë, përmes ndërtimit të tunelit të Llogarasë do të bëhet vetëm për 7-10 minuta. Kjo është bërë e ditur nga kryeministri Edi Rama, i cili ka publikuar edhe një video të investimeve infrastrukturore që janë kryer në vend, duke shkurtuar distancën mes lidhjes së qyteteve.

Për ndërtimin e tunelit të Llogarasë ka fituar Konsorciumi turk, (bashkimi i kompanive Kompanitë turke Intekar Yapi Turizm Elektrik Insaat Sanayi Ticaret Limited Sirketi dhe Asl Insaat Taahhut Ve Sanayi Ticaret Limited Sirketi, ndërsa do të kushtojë 140 mln €!