Nisja e shkollës, rritet fatura e shpenzimeve në familje! Një palë rroba, lapsa e fletore mbi 10 mijë lekë për nxënës! Prindërit: Çmimet janë të larta

4 Shtator 2023, 15:39

Përgatitjet për në shkollë kanë nisur, edhe pse mësimi hapet në 11 shtator. Report Tv shoqëroi dy motrat, Nikoletën dhe Erjolën që bashkë me gjyshin e gjyshen, do të blejnë çantën, pantallona, bluzë, siç edhe e do zakoni, ditën e parë me rrobe të reja. Ata duhet të kujdesen, që fatura të mos kalojë vlerën e llogaritur më parë nga prindërit e tyre