Nisma e 15 shefave të njohur të kuzhinës në Lezhë, mbrëmje bamirësie! Mblidhen 15 mijë euro për vajzat e dhunuara

8 Dhjetor 2023, 20:46

Rreth 15 mijë euro janë mbledhur në një mbrëmje bamirësie që u organizua në Lezhë. Të ardhurat do të shkojnë për vajzat e dhunuara dhe me probleme sociale, që janë strehuar në qendrën rezidenciale “Rosalba”.