Nisma e ndryshimeve ligjore, Rama: SPAK të shohë punën e tij, jo të Kuvendit! Ndryshimet do të bëhen, s’ka diskutim fare!

13 Mars, 14:29 | Përditesimi: 13 Mars, 14:43

Në raportin e fundit të SPAK për vitin 2025, të dorëzuar në Kuvend, Prokuroria e Posaçme shprehet se ndryshimet e mundshme ligjore mund të pengojnë punimet e saj. I pyetur për këtë fjali gjatë konferencës për shtyp, kryeministri Rama tha se nuk e ka lexuar raportin, por SPAK s’mund t’i tregojë parlamentit ç’të bëjë. Secili organ duhet të vijojë punët respektive dhe SPAK ka mbështetje të plotë.

 

I.M/Shqiptarja.com