Nisma Thurje takim me banorët e Tiranës: Pensionistët i kanë dhënë shumë shoqërisë dhe s’u kemi dhënë as transport publik falas

25 Prill 2023, 10:50

Nisma Thurje organizoi një takim me banorët e Tiranës tek Pazari i Ri. Në këtë takim u prezantuan idetë e Nismës Thurje për në Këshillin Bashkiak të Tiranës. Ata u ndalën edhe tek administrimi i tregjeve ushqimore, ku theksuan se prioritet duhet t’u jepet produkteve të fermerëve të zonës, gjë që do të ndihmojë edhe në konsumimin e ushqimeve organike nga banorët të Tiranës.