Niveli më i ulët historik i kredisë së keqe në vend, zbret në 7.1%! Banka e Shqipërisë: Rritet aktiviteti i bizneseve, po kthejnë kreditë

10 Gusht 2021, 19:15

Pas një viti të vështirë fuqia që kanë bizneset për të paguar borxhet është rritur. Kjo dëshmohet nga të dhënat mbi kreditë me probleme të publikuara këtë të martë nga Banka e Shqipërisë.

Huatë me probleme në muajin qershor zbritën në 7.12% nga 7.80% që ishin në muajin maj. Nga 624,4 miliardë lekë që është totali i kredisë së dhënë për ekonominë deri në qershor, rreth 44.3 miliardë lekë janë kredi me probleme.