Niveli më i ulët prej vitit 2021, rritja e çmimeve në mars ra në 2.3%! INSTAT: Mallrat po shtrenjtohen, transporti jo! Zarzavatet më të ‘kripurat’

8 Prill, 17:02

Çmimet kanë ngadalësuar ritmin e rritjes, Instituti i Statistikave thotë se inflacioni në muajin mars ishte 2.3%, që është niveli më i ulët prej 2021-shit. Sipas të dhënave të gjitha grupet e mallrave janë shtrenjtuar lehtë në raport me vjet, përveç karburantit.