Një ditë pas aksidentit të rëndë në Tiranë, Report Tv me pasagjerët e një urbani në kryeqytet! Qytetarët: S'jemi stepur! U frikësuam, por ishte aksidentale

28 Shkurt 2023, 11:55 | Përditesimi i fundit: 2023-02-28 15:20:03

Një ditë pas aksidentit të frikshëm të autobusit të linjës së Unazës, Report Tv ka bërë një udhëtim me urban, ku qytetarët shprehen se u frikësuan. Megjithatë ata vijojnë të përdorin transportin publik për të shkuar në punë apo në zona të tjera të kryeqytetit.