Një ditë pas, çfarë ka tek zona ku ndodhi shpërthimi në Lushnje dhe dëmet

2 Mars, 10:56 | Përditesimi i fundit: 2024-03-02 11:38:28

Tek rrethrrotullimi I plasmasit në Lushnje brenda në zonën ku ndodhi shpërthimi që i mori jetën babë e bir dhe plagosi 7 të tjerë është zonë industrial. Aty ndodhen magazina shumice për materiale ndertimi, ushqimimore dhe banesa banimi përreth.

Shpërthimi ku ndodhi tragjedia u shënua tek kapanoni i ndërtimit ku ndodhet dhe inspektorati shtetëror i punës për të kryer verifikimet.

Dëmet janë të mëdha jo vetëm tek kjo zonë industriale por dhe në banesat përeth.