Një fillimvit shkollor pa ngjyra! Irsa e nis shkollën me 6 fletore, nëna: S’i blej dot veshje e mjete! Historia e Albanës që nuk ka as këpucë për të veshur

10 Shtator 2023, 12:55

Shpenzimeve e nevojshme për vitin e ri shkollor po kushtojnë më shumë këtë vit në buxhetet familjare. Jo të gjithë e kanë mundësinë të veshin rroba të reja në ditën e parë të shkollës. “Report Tv” sjell historinë e dy familjeve në kryeqytet të cilat gjenden në pamundësi ekonomike për të përballuar këto kosto.