Një grup studentësh protestë para ministrisë së Arsimit: Jo mësim online! Policia: Shpërndahuni

2 Nëntor 2020, 11:16 | Përditesimi i fundit: 2020-11-02 18:52:32

Data 2 nëtor duhet që t’i gjente studentët në auditore për të filluar vitin e ri akademik, por për shkak se mësimi ka filluar online prej situatës së pandemisë ata kanë dalë në protestë para Ministrisë së Arsimit.

Lidhur me këtë vendim një grup studentësh kanë dalë në protestë para Ministrisë së Arsimit dhe bëjnë thirrje "jo mësim online". Nga ana tjetër policia u ka bërë thirrje studentëve që të shpërndahen, duke e cilësuar tubimin të paligjshëm.Në total janë 130 mijë studentë në të gjitha ciklet që fillojnë sot mësimin online në universitetet publike dhe private, kurse 21 mijë prej tyre nisin fakultetin për herë të parë.