Nis mësimi online në universitete për një muaj! 21 mijë studentë për herë të parë në fakultet, 'kyçen' edhe konviktet! Kushi: Rrethana që s’mund t’i shmangim

Nis mësimi online në universitete për një muaj! 21 mijë studentë për herë të parë në fakultet, 'kyçen' edhe konviktet! Kushi: Rrethana që s’mund t’i shmangim

Universiteti Politeknik i Tiranës

Sot të gjitha universitetet në vendin tonë kanë nisur mësimin online.

Në total janë 130 mijë studentë në të gjitha ciklet që fillojnë sot mësimin online në universitetet publike dhe private, kurse 21 mijë prej tyre nisin fakultetin për herë të parë.

Pas vendimit të Komitetit Teknik të Ekspertëve, fakultetet sot do të nisin zbatimin e këtij urdhri online e për pasojë janë mbyllur edhe konviktet, me qëllim frenimin e përhapjes së Covid. Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka thënë se nuk është aspak e këndshme që të urojë vitin e ri akademik me auditore bosh, por e cilëson këtë si një sakrificë të të gjithëve për për të përballuar sfida të tjera.

"Janë rrethana që s’mund t’i shmangim, por t’i përballojmë, me sa më shumë qetësi, vendosmëri e kurajo. Jam e vetëdijshme për vështirësitë. Sfidat aktuale i shoh jo vetëm si pengesa, por dhe ura që na orientojnë drejt urave të reja. Mendoj që kjo është e vetmja mënyrë për t’ia dalë, për përballimin dhe parandalimin që mund të na vijnë nga të panjohura më të mëdha si COVID-19", tha ajo mes të tjerash.

Neglizhenca e qytetarëve, që është reflektuar edhe në shtrim të rasteve ditore, është bërë shkak që Komiteti Teknik i Ekspertëve të marrë masa shtrënguese për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke "penalizuar" edhe universitetet.

Kryetarja e këtij Komiteti, Mira Rakacolli më herët ka bërë me dije se ky nuk do të jetë vendimi i vetëm, pasi në vazhdim po mendohet që shqyrtohet edhe mbyllja e bareve dhe restoranteve në zonën e ish- Bllokut pas orës 22:00, pasi ajo është konsideruar si vatër e rrezikshme.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 11:31
Mësimi online/ Kushi: Aspak e këndshme të uroj vitin e ri akademik me auditorë të zbrazëta! Rrethana që s’mund t’i shmangim

Ministrja e Arsimit Evis Kushi ka deklaruar se nuk është aspak e këndshme që të urojë vitin e ri akademik me auditore bosh, por e cilëson këtë si një sakrificë të të gjithëve.

Vendimin e Komitetit Teknik e cilëson si aspak të lehtë duke thënë se mësimi online nuk duhet të shihet si pengesë por si një mënyrë për të përballuar sfida të tjera.

”Ky fillim viti akademik është tejet i pazakontë, sfidues si asnjë vit tjetër më parë. Për shkak të rrethanave të paqarta të pandemisë në gjithë globin. Dhe nuk është aspak e këndshme të uroj vitin e ri akademik me auditorë të zbrazëta. Janë rrethana që s’mund t’i shmangim, por t’i përballojmë, me sa më shumë qetësi, vendosmëri e kurajo. Jam e vetëdijshme për vështirësitë. Sfidat aktuale i shoh jo vetëm si pengesa, por dhe ura që na orientojnë drejt urave të reja.

Mendoj që kjo është e vetmja mënyrë për t’ia dalë, për përballimin dhe parandalimin që mund të na vijnë nga të panjohura më të mëdha si COVID-19.

Vendimi i Komitetit të Ekspertëve, nuk është aspak i lehtë. Prandaj si ministre arsimit, dua forcë dhe fleksibilitet. Është shumë e vështirë të menaxhojmë situatën duke ndjekur dhe metodat specifike. Jam informuar se janë marrë të gjitha masat për nisje dhe vazhdim të mbarë të vitit akademik. Vështirësitë s’mund të ndalin të vijojmë me paktin për universiteti, si prioriteti për shërbime më të mira ndaj studentëve.Pa u zgjatur më shumë, dua t’ju kujtoj se për asnjë moment mos neglizhojmë rregullat. Me shpresë në momentin më të parë t’i kthehemi normalitetit, jo vetëm në universitete, por në jetë. E di që së bashku do bëjmë më të mirë, do kapërcejmë sfidat, do ia dalim”, tha Kushi.

Ora 11:27
Viti i ri akademik/ Mbyllen 3 degë në universitetin e Gjirokastrës, asnjë student i regjistruar

Me fillimin e vitit të ri akademik në universitetin Eqrem Çabej në Gjirokastër janë mbyllur 3 degë të cilat nuk kanë regjistruar asnjë student .

Degët e mbyllura janë Teknologji Informacioni, Matematika, fizika dhe gjuha italiane.

/er.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • vjosa: 02/11/2020 23:49

    MOS u merzit o kushi ,,hapi ne dhjetor dhe i qeteson studentet,,,sepse nuk behet mesim online per mjekesine,,inxhinjerine,,apo dentistet...

    Përgjigju
  • Sefer daja: 02/11/2020 13:28

    Ministria e arsimit eshte nga me problematiket! Sapo po flas me vajzen time dhe me thote qe kete vit do ta humbasin.Jo nga korona por nga paaftesia e ministrise. Eshte dega gjuhesi dhe ndiqet kjo proçedure Praktika,diploma,stazh e ne fund regjistrimi ne portal per aplikim per punesim. Praktika ju nderpre ne mars,diploma u shty dhe e dha ne tetor. Tani per stazhin i thone eshte mbyllur dhe hapet shtatorin tjeter!!! Pa pike logjike i thone qe duhet te kishit aplikuar per stazh kur nuk kishin dhene akoma diplomimin!!! Pra nje vit i shkuar dem dhe askush nuk mban pergjegjsi ose te krijojne hapsira zgjidhjeje!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja