Një kartolinë vjeshte nga Alpet shqiptare! Rama ndan pamjet e Luginës së Valbonës mes ngjyrave magjepsëse

8 Nëntor, 12:12 | Përditesimi: 8 Nëntor, 12:12

Qielli i kaltër, gjelbërimi i livadheve dhe pemët me gjethe të verdha e të kuqërremta krijojnë një peizazh të veçantë në Luginën e Valbonës. Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamje nga ky destinacion turistik, i cili në këtë periudhë të vitit merr ngjyrat karakteristike të vjeshtës.

M.V/Shqiptarja.com