Një 'Mihal i dytë' në bregdetin shqiptar, pronarët i zënë rrugën familjes në makinë, fëmijët qajnë

22 Qershor 2021, 14:25

Të gjithë e mbajmë mend Mihal Kokëdhimën, cili në gusht të 2019 hipi sipër një makine me turistë spanjollë duke i terrorizuar ato vetëm sepse nuk donin të paguanin për një shërbim që nuk u kishte pëlqyer, por një tjetër rast duket se do na e risjellë në vëmendje atë ngjarje të rëndë. Një video po qarkullon në rrjetet sociale, ku denoncohet se një familje, prindër dhe fëmijë, është terrorizuar nga pronarët e një hoteli në Livadhë të Vlorës.Denoncohet se pronarja ka sulmuar dhe i ka zënë rrugën çiftit me fëmijë, të cilët po tentonin të iknin me makinë. Në sfond dëgjohet edhe një fëmijë që qan. Në video duket edhe një burrë që përpiqet të ndalojë çiftin, por ende është e paqartë situata.

    No videos found.