Një muaj brenda, përfundon orari i lirisë për pensionistët: Faleminderit që na nxorët se u zumë me gratë (Pamjet me dron)

18 Prill 2020, 12:28

Kë përfunduar orari i lëvizjes për pensionistët, të cilët sot dolën nga shtëpitë pas më shumë se një muaji. Deri në orën 11:00 ata dolën për ecje kryesisht në qendër të qyteteve, por edhe në lulishte. Kryeministri Edi Rama njoftoi dje lirinë e pensionistëve për të dalë nga banesa, por me disa kushte.

"Pensionistët mund të dalin, jo për vizita, as për domino, as për ulje të rrezikshme në grup, por për ajrosje dhe ecje deri në orën 11:00 paradite, jo më shumë se me një tjetër pensionist, por duke ruajtur distancën" tha Rama.