Rama: Falen të gjitha gjobat (ata që i paguan do marrin lekët), kthehen patentat! Rregullat e reja për në punë! 'Bie' policia, autorizimet vetëm tek e-Albania

TIRANË-Të gjitha gjobat e vendosura deri tani nga policia për këmbësorët dhe shoferët që thyen masat shtrënguese kundër përhapjes së koronavirusit falen nga qeveria. Gjithsej, tha kryeministri Edi Rama janë 7107 gjoba për këmbësorët dhe 1941 gjoba për drejtuesit e automjeteve, që u rikthehen patentat dhe makinat e bllokuara për të nisur nga java e ardhshme si të barabartë pas futjes në fuqi të Kodit Penal.

Ashtu sikur kishte paralajmëruar më parë, kreu i ekzekutivit publikoi masat e reja që do të futen në fuqi nga dita e hënë e javës së ardhshme për vajtjen në punë. E ndërsa theksoi se nesër do të publikohet lista e bizneseve që do të lejohen hapur lirisht nga java tjetër në fashën e orarit 05:00-17:30 ose me turne, Edi Rama u shpreh se të gjithë ata që kanë makinë private mund ta përdorin për të shkuar në punë.

Por me një kusht. Për makinën autorizimi do të jetë javor dhe nuk do të merret më në polici, por te e-Albania për një javë, pra do të jetë leje javore. Në makinë nuk mund të merrni më shumë se një person, që mund të jetë kolegu i punës, i cili duhet të qëndrojë në sediljen e pasme diagonal.  Gjithashtu javën tjetër do të lejohet lëvizja me makinë për arsye shëndetësore, por sërish vetëm me autorizim, të cilin duhet ta mbani me vete.

Pra, qytetarët nga e hëna nuk duhet të drejtohen më për të aplikuar për autorizime në policinë e shtetit, por vetëm te e-albania për lëvizjen me makinë në fashën e lejuar 05:00-17:30. Një lajm të mirë kryeministri e dha edhe për pensionistët, të cilët nesër, mund të dalin deri në orën 11:00 nga shtëpia, por jo të shoqëruar me më shumë se një tjetër person dhe nuk do të lejohet që të qëndrojnë në grup, por vetëm ecje në këmbë.

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga kjo betejë për një periudhë 4 mujore, nga marsi në qershor parashikimi i qeverisë është për gjysmë miliardë humbje në buxhetin e shtetit. Në mars më konkretisht buxheti ka pasur një humbje prej 100 mln euro në mars, në prill 170 mln euro e ndërsa parashikohet që 170 mln euro të ketë humbje për muajin maj dhe 100 mln euro për muajin qershor.

Vendimet e reja që komunikoi kryeministri Edi Rama sot
Falen të gjithë gjobat e vendosura deri tani për këmbësorët e shoferët, kthehen patentat
Nga sot në 17:30 deri hënën në 05:00 të gjithë brenda (me përjashtim të pensionistëve)
Pensionistët do të lejohen të dalin vetëm nesër deri në orën 11:00
Nga java e ardhshme mos aplikoni më për leje (autorizim) në policinë e shtetit, por te e-Albania
Javën tjetër lejohet lëvizja me makinë për arsye shëndetësore, vetëm me autorizim (mbajeni me vete)
Nesër publikohet lista e bizneseve që do të lejohen javën tjetër lirisht, por me protokollin e sigurisë
Nga e hëna për të shkuar në punë me makinë merrni autorizim javor te e-Albania
Në makinë mund të merrni vetëm një koleg të punës (në sediljen e pasme diagonal)

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 23:04
Falja/ Rama publikon vendimin: Ata që paguan gjobat do u kthehen lekët



Kryeministri Edi Rama ka publikuar vendimin e Komitetit te Emergjencave për faljen e gjobave për këmbësorët dhe shoferët. Në vendim theksohet se të gjithë ata që e kanë paguar gjobën do u kthehet shuma.

"Gjobat, patentat e marra për 3 vjet dhe makinat e bllokuara po ashtu për shkelje gjatë këtyre javëve, do t'u kthehen të ndëshkuarve, jo sepse nuk gabuan, po sepse sidoqoftë jemi një familje në një situatë të jashtëzakonshme, ku edhe ata që u nxituan meritojnë sot teksa lufta vazhdon, një shans të dytë në vend të një halli më shumë!

Uroj që as ata të mos e përsërisin dhe as të tjerë të mos bëjnë të njëjtin gabim, sepse me hyrjen në fuqi të kodit të ri penal, askush nuk mund të justifikohet e të tolerohet më, teksa hapja graduale i bën shkeljet edhe më të rrezikshme për shëndetin e popullit..." shkruan ai.

Ora 16:40
Rama: Gjysmë miliardë euro humbje nga beteja me COVID-19 për 4 muaj! 270 vetëm për muajin mars dhe prill

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se nga kjo betejë për një periudhë 4 mujore, nga marsi në qershor parashikimi i qeverisë është për gjysmë miliardë humbje në buxhetin e shtetit! Në mars më konkretisht buxheti ka pasur një humbje prej 100 mln euro, në prill 170 mln euro e ndërsa parashikohet që 170 mln euro të ketë humbje për muajin maj dhe 100 mln euro për muajin qershor.

"Javën e ardhshme duhet të fillojmë të përgatitemi për t'u hapur të gjitha kategoritë që do të hapen më 27 prill. Nga java e ardhshme, pasojat e shkelësve për rregullat, në radhë të parë për lokalet e trimave të lagjes që hapen fshehurazi do të jenë maksimale. Unë dhe kjo qeveri do të bëjmë gjithçka që t'u gjendemi pranë gjithkujt, por mbajeni parasysh, kjo shtëpi, ky shtet ka humbur si rezultat i kësaj lufte 100 mln euro në muajin mars. 170 mln në prill dhe me gjasë do të humbasë 170 mln në maj dhe 100 mln në muajin qershor, që është në total gjysmë miliard euro, nuk po ju qahem dhe as po ankohem. Por nuk do të thotë se do ju harrojmë, por thjesht po ju them se edhe në shtëpinë tonë të madhe janë goditur dhe duke marrë parasysh se sa shumë po bëjmë, të ardhurat janë goditur fort. Unë dua që ju të merrni më shumë nga sa kërkoni, se sot ju jeni më shumë se kurrë familja ime, por kam përgjegjësinë se kjo shtëpi të ketë dinjitet. Mos dëgjoni ato që detin e kthejnë në kos! Ne do të fillojmë këtë luftë dhe ne do ta kuptojmë se sa e mirë mund të jetë Shqipëria", tha Rama.

Ora 16:38
Rama: Nesër zbulojmë bizneset që do të lejohen lirisht nga java tjetër, por me këtë kusht

Kategoritë e bizneseve që do të lejohen lirisht nga java e ardhshme do të publikohen nesër nga qeveria, por me një kusht, që administratorët të respektojnë protokollin e sigurisë. "Javën e ardhshme do të punojnë krejt lirisht brenda fashës së përcaktuar nga 05:00-17:30 apo me turne, të gjitha ata që nga nesër paradite do të jenë në kategoritë e lejuara që do të publikohen në faqen e e-Albania. Të gjitha bizneset në të gjitha këto kategori duhet të sigurohen që në cdo kolektiv të mësohet se cilat janë detyrat dhe të respektohet protokolli i sigurisë sipas rregullave të përcaktuara, por edhe të mësojnë pasojat penale për shkelësit e këtyre rregullave" tha Rama.

Ora 16:33
Rama u jep leje pensionistëve: Nesër mund të dilni por me këto kushte

Nesër deri në orën 11:00 kur të gjitha kategoritë e tjera janë brenda në karantinë, pensionistët lejohen që të dalin nga shtëpia, por jo duke qëndruar më shumë se me një tjetër person. "Nesër pensionistët do të mund të dalin, jo për vizita, as për domino, as për ulje të rrezikshme në grup, por për ajrosje, ecje deri në orën 11:00 paradite, jo më shumë se me një tjetër pensionist, por duke ruajtur distancën" tha Rama. 

Ora 16:33
Rama: Ja si mund të lëvizin me makinë ata që kanë probleme shëndetësore

Një tjetër vendim i rëndësishëm ishte edhe për lejimin e lëvizjen me makinë për të gjithë ata që kanë arsye shëndetësore, por me një kusht që dokumentin mjekësor duhet ta mbajnë me vete në automjet. "Po ashtu javën e ardhshme do të autorizojmë edhe lëvizjen me automjet për arsye shëndetësore, duke parë që shpesh, unë personalisht apo të tjerë kemi ndeshur në ankesa legjitime, por autorizimi duhet të mbështetet te një dokument mjekësor që drejtuesi i makinës duhet ta mbajë me vete. Leje marrësi duhet ta lexojë mirë pasojën penale" tha Rama.

Ora 16:32
Rama: Nga java e ardhshme s'ka më leje në polici! Vetëm në e-Albania për çdo makinë personale që shkon në punë! (RREGULLAT)

Kreu i qeverisë tha se nga java e ardhshme çdo qytetar do të mund të dalë me makinë personale për të shkuar dhe për të ardhur nga puna, duke hequr kështu autorizimet që deri më tani merreshin edhe në polici. Rama tha se do të lejohet vetëm një person tjetër pasagjer që duhet të jetë patjetër koleg i së njëjtës punë. Ai shpjegoi edhe mënyrën se si duhet të ulen në makinë. 

"Javën e ardhshme në platformën e-albania do të merret autorizim javor për ata që janë në punët e lejuara dhe automjeti mund të lëvizë për vajtje ardhje në punë me vetëm një person në sedilejn e pasme diagonal i cili mund të jetë vetëm një koleg në të njëjtin vend pune. Kush merr leje duhet ta lexojë mirë pasojën penale që vjen. Ne do të bëjmë që nesër, mbase që sot mbasdite, një test dhe do të provojmë mirëfunksionimin e këtij instrumenti që i jep fund një faze në policinë e shtetit, me e-mail ku për shkak të shtrëngesave dhe kujdesit ka pasur masivisht refuzime, edhe mospërgjigje që kanë shkaktuar dhimbje koke. Ndjesë për to, por shëndeti mbi të gjitha", tha Rama.

Ora 16:22
Rama: Çfarë më thanë kancelarja e Austrisë dhe kryeministri i Suedisë në telefon për masat e COVID-19

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se ka pasur një bisedë telefonike me Kancelaren e Austrisë dhe kryeministrin e Suedisë, lidhur me hapat që do ndjekë vendi ynë në ditët në vijim, Ai tha se ka marrë komplimente nga ato, pasi vendi ynë ka bilancin më të mirë të mundshëm.

"Kush do të jetë njësh me interesin e popullit do ta paguajë me të gjitha pasojat e rënda edhe penale, sepse asnjë hapje nuk mund të kthehet në hapje rruge për infektimin e njerëzve nga drejtues të pabindur nga sipërmarrës apo dyqanxhi për të mbrojtur shëndetin e konsumatorit.  Kam komunikuar me Kancelaren e Austrisë dhe kryeministrin e Suedisë. të dy më kanë komplimentuar për bilancin e Shqipërisë në këtë situatë sepse është fakt që Shqipëria ka bilancin me bilancin më të mirë të mundshëm në këtë luftë botërore. Ju e dini e kam thënë Austria ka një strategji të ngjashme me ne, ndërsa Suedia krejt të ndryshme, por edhe nga të gjitha vendet e botës. Dëgjova dhe shënova me vëmendje opinionet që më vlejnë sikundër edhe opinionet e marra nga ata dhe miq të tjerë për të verifikuar planin e hapjes mbi bazën e informacioneve të marra nga udhëheqës që janë në vijën e parë të luftës. Dy janë gjërat me shumë rëndësi. E para hapja graduale, ka të panjohurën e saj, do të thotë ka riskun e saj, që d të thotë ekziston mundësia e rikthimit ku jemi nëse numri i infektimeve do të rritet jashtë parashikimeve. Pra, të jemi të qartë asnjë vend asnjë teori nuk thotë se për sa kohë ka jetë, infeksioni do të zhduket pa dalë vaksina. Mund të thuhet se që kur ka nisur kjo përballje, shoqëritë tona do të bashkëjetojnë me rrezikun e infektimit, se e asgjëson vetëm vaksina. Dy, distancimi social i gjithë secilit, respektimi i rregullave kryesore duhet të respektohen jo duke menduar policnë, Kodin penal, por duke menduar prindërit, fëmijët, të afërmit tanë. Nuk është kohë për t'ia hedhur shtetit, por për të futur mirë në kokë që çdo shkelje mund të sjellë pa dashje një vdekje, larg qoftë brenda familjes. Dje Trump tha një fjali "kemi mësuar shumë gjatë këtyre javëve". imagjinoni e thotë këtë njeriu që ka pas vetes shtetit me fuqinë më të madhe", tha Rama.

Ora 16:20
Rama: Falen të gjithë gjobat e vendosura deri tani për këmbësorët e shoferët, kthehen patentat

Qeveria ka vendosur që të falë të gjitha gjobat që janë vendosur deri tani për këmbësorët dhe për shoferët që kanë shkelur masat e vendosura mbi koronavirusin. Kryeministri Edi Rama u shpreh se e ka marrë këtë vendim, pasi javën që vjen futet në fuqi Kodi i ri Penal dhe të gjithë duhet të startojnë të barabartë, por nuk ka kthim më pas.

"Ka disa tipa që nuk ndryshojnë dhe nuk reflektojnë në asnjë kohë dhe për asnjë arsye sepse nuk i lë injoranca apo vetëdija e gabuar se mund t'u japin mend të tjerëve. Këta tipa qofshin ngelësa tipik, apo analistë, që jo vetëm janë gjithnjë kundër, por janë njëlloj në gatishmëri për të akuzuar u hodhën përpjetë nga mbushja e një vakumi në kodin tonë penal, që deri dje nuk kishte asnjë resht për një situatë epidemie, nuk kam problem me ta, e kanë me veten, por as Zoti nuk ua zgjidh dot derisa të kenë frymë. Kodi Penal ka një qëllim, mbrojtjen e jetës dhe abuzimet që mund të kërcënojnë dhe rrezikojnë secilin prej jush.

Sot dua t'u jap një provë të thjeshtë, se ndëshkimet nuk janë plan për t'u bërë si Enveri sikur më akuzojnë për domosdoshmëri për të forcuar. Janë ekzekutuar deri tani 7107 gjoba për këmbësorët dhe 1941 gjoba për drejtues automjeti. Të cilat janë shoqëruar me pezullim të lejes së drejtimit për tre vite dhe bllokim të makinës. Ne sot kemi vendosur mos ekzekutimin e këtyre gjobave dhe kthimin e të gjitha patentave dhe të gjitha mjetet e bllokuara. Javën e ardhshme me hyrjen në fuqi të Kodit të ri penal le të startojnë të gjithë të barabartë" tha Rama.

Ora 16:18
Rama: Askush nuk ka vdekur për bukë që nga koha e Skënderbeut! Kemi ngritur operacion më të madh humanitar në 30 vitet e fundit

Kryeministrit Edi Rama ka bërë me dije se në këtë periudhë, Shqipëria ka ngritur operacionin më të madh humanitar në 30 vite, teksa është shprehur se është i vetëdijshëm që mun të ketë pasur abuzime apo që mund të mos jenë ndihmuar të gjithë.

"Po të kishim hyrë në spitrale e një infektimi progresiv të mjekëve dhe akoma më tepër sot jo vetëm nuk do flisnim për hapjen, ku do vuanin ankthin e mbylljes në shtëpi, 1500 të vdekur në 90 ditë! Së pari dua të ndjeheni vërtetë mirë, që sot kemi mbërritur këtu dhe më besoni se stresi ekonomik do ishte ku e ku më lartë, nëse nuk do kishim bërë këtë. Askush nuk është i dëshpëruar se ia kemi dalë mrekullisht. Dhe ja ku jeni shëndoshë e mirë dhe kjo nuk është pak, por është shumë. Disa nga ju mërziten kur u them se askush nuk ka vdekur për bukë që nga koha e Skëndërbeut, është një e vërtetë. Kjo nuk do të thotë se nuk ka familje të varfra, aq më tepër në këto kushte. Ndjesë për përsëritje, po si jua ha mendja atyre që thonë "po vdes populli për bukë". Kishte më shumë bukë gjatë luftës Nacional Clirimtare, mund të duket i tepruar si krahasim, por është i vërtetë! Atëherë bëhej me racion blerja në dyqane, ku kishte vetëm presh dhe patate me bollëk dhe as në luftë dhe as më pas, askush nuk vdiq për bukë. Mbase nuk kemi arritur t'i ndihmojmë të gjithë Mbase ka pasur edhe abuzime, por po të shikoni listat të njerëzve që janë ndihmuar me ushqim do të besoni si unë që kemi ngritur operacionin më masiv të mbështetje së njerëzve në 30 vite", tha Rama.

B.K.//Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Lenc Rexho: 18/04/2020 15:56

    Edi i demoralizove policet ne rruge.i pashe sot me koken ulur te shkretet.e turpshme kjo qe bere.

    Përgjigju
  • Populli: 18/04/2020 15:33

    Qeveri qesharake një urdhër në 12 të natës dhe urdhri tjetër në 12 të drekës. Turp për veten u legenoset në sy të njerëzve komplet të papërgjegjshëm, tani ata që polici i kapi jasht orarit dhe i gjobiti, do i kalojn para hundës policit e do i thonë ore cfar me bere me ruajte K...

    Përgjigju
  • Pencionisti: 18/04/2020 14:00

    KY ESHTE KAPITULLIMI I PARE I RAMES PERKUNDREJTE PRESIONIT TE POPULLIT PER VENDIMET E TIJ SI TE DIKTATORIT KJO ESHTE NJE LAJM I MIRE PER POPULLIN E PA KENAQUR SE PO TE NGRIHET ESHTE E SIGURTE SE RAMA DO TE RREZOHET

    Përgjigju
  • Luka: 18/04/2020 13:43

    Gabim i rende dhe i pa precedent.Tendenza e shqiptarve eshte mosrespeektimi i rregullave dhe ju e zhdoganoni pa pike pergjegjshmerie duke trguar se qeverisja juaj ishte nje shaka keni humbur nje rast te mir per te ndergjegjesuar te pandreqshmit dhe nje munges e madhe respekti per te gjith ata qe ju binden ligjeve si eshte e mundur qe nuk e kuptoni.U shkruan nje komentues qe i perket krahut tuaj politik ju mund te benit ndonje sconto tek shifrat po me sa duket per per nje grusht vota dhe Juve jeni si gjith te tjeret besoj se me kete gjest jan me shum votat qe do humbisni.ESHTE E VERTET THENIA QE KY VENDE NUK BEHET DERISA QEVERRISET NGA QURRAVEC!

    Përgjigju
  • Renato Bega Spiropali: 18/04/2020 13:34

    Kete here ja fute pordhes Edi.Une jam i PS deri sa te jete Spiropali qe me beri shef ne dogan po me ke zhgenjyer kete here

    Përgjigju
  • Leo: 18/04/2020 11:36

    Rama shume gabim ke bere! Gjithe ky lum komentesh me te drejte. Nje perdhosje e fjales tende dhe humbje e seriozitetit total. Nje shperblim shume i keq per ata qe e zbatuan korrekt. I bere qytetaret e rregullt te besojne se nuk do vleresohen asnjehere me respekt, ndersa shkelesit fitojne gjithmone. Turp i madh qe bere dhe del dhe tregon se uron qe mosperseriten! Do perseriten nga te gjithe tani dhe sdo te degjoje me askush per cfare do thuash. Ik or burr se u bere per turp

    Përgjigju
  • Uku Momlit: 18/04/2020 11:25

    Po taksen lokale qe u eshte vene padrejtesisht pensionisteve@invalideve te vetmuar per muajin Mars 2020 ne qyteti e Elbasanit do e kthesh ne xhepin e varfer te sipermeve? Apo fjalen e mire e gurin ne traste,se keshtu i do mushka drute. Shtrydhi o kryeminister,shtrydhi se u dhe liridalje per sot,diten e shtune. I pe si ishin te shkretet te parku ne Elbasan,te hapnin barkun. Po ku do tja dishe ti dhe tere alabaket qe na kane kercyer si rriqna e shushunja duke na e thithur gjakun plot kenaqesi.

    Përgjigju
  • A. N.: 18/04/2020 09:17

    Zakonisht faljet beheshin ca muaj perpara zgjedhjeve. Do kemi zgjedhje kete vit apo duke qendruar ne karantine 2 muajt i jane dukur sikur kaluan 14?

    Përgjigju
  • Une mund te shkoj ne banjo: 18/04/2020 09:07

    Skeni pare gje akoma....

    Përgjigju
  • Seldi: 18/04/2020 06:20

    Solidarizohem me ju njerez. Keni te drejte te merziteni me talljen e palo kryeministrit. Porse eshte 1 vit larg zgjedhjeve dhe 7 mije gjoba per 7 mije familje me nga tre votues minimumi i bie 20 mije vota. Po te shtojme edhe farefis i bie 200 mije e kusur. Keshtu qe eshte llogari Olimbi....

    Përgjigju
  • Iris: 18/04/2020 03:52

    Ne Shqiperi falen borxhe,kriminele,toka te zena,tendera te vjedhura,ndertesa te ngritur paligjshem,gjoba,kriminele te politikes.Pse z.Rama konsultohesh me Suedine,nje nga vendet me masat me famekeqe qe ka marre per COVIDIN?Nga e keni gjetur kete ide se asnje s'ka vdekur per buke qe nga Skenderbeu?Stegjyshja ime tregonte se ne fillim te shekullit xx kishte uri masive dhe se disa komshij te saj ishin te detyruar te bluanin farat e fsheses qe te mbijetonin.Keshtu sic po vepron nuk po ben as shtet,as ligj,po humb rrespektin e disa prej votuesve,e ligjzbatuesve ,e rregulldashesve,por po fiton respektin e ligjthyesve dhe te atyre qe u duhet patjeter te dalin ,por s'mundnin deri tani .Nuk e di kush do jene me shume pro apo kunder jush z.Rama pas ketij veprimi.

    Përgjigju
  • Arthur: 18/04/2020 03:39

    Me kujtohet ajo shprehja _____ju lutem pse qeshni , ca ka per te qeshur .

    Përgjigju
  • Epirioti: 18/04/2020 00:25

    EDHE PER TE NEMIJTEN HERE FITON TOKA E XANUN... SE JU QE ZBATONI REGULLAT FITONI GARIN...

    Përgjigju
  • Alb: 18/04/2020 00:00

    Po ata te burgosurit qe u liruan gjoja per covid apo eshte gabim i pafalshem ai.

    Përgjigju
  • Lushnjari: 17/04/2020 23:39

    Ah ljepur, ah ljepur

    Përgjigju
  • Dori: 17/04/2020 23:34

    Je i madh,je kryeministri i duhur i ketij populli turme qe te vjen nga pas.Qartesisht kush zbaton ligjet ne ket vend esht idiot dhe kush shkel ligjet shteti i kthen dhe leket.Shum komentues thon TURP ndersa un te them BRAVO sepse kur tall sumen me 3 milion njerez do thot qe je komandanti i duhur.

    Përgjigju
  • Tan: 17/04/2020 23:21

    Nuk kishte ligj ku te qendronte abuzimi qe ai beri prandaj e shet si falje se eshte ne faj. Te shkelesh te drejta e njeriut per hipoteza e kishim degjuar po se kishim pare te zbatohej. Kjo tregon sa i pa qendrushem eshte per te drejtuar nje shtet eshte i papergjegjshem. Mjer ata qe i kan besu e i besojn akoma.

    Përgjigju
    • Oorro po po: 18/04/2020 08:23

      Ne itali kush e mer gjoben e pagun kokerr me kokerr,kush ju tha qe spaska ligj qe qendronka?dekreti vepron si ligj edhe Italia me dekretet e koronavirusit ka,vepruar.ky pis ka hallin e votave se eshte gomar demagog liveli saliut likes lulit e monikes

  • Blesa: 17/04/2020 22:55

    Qe nuk je normal nuk duhet shkoll ta kuptosh por nuk ma merte mendja se do arrije deri ne ket pike.Zot na liro sa me shpejt nga ky shkeles ligji qe po e shkaterron ket vend duke mbyt qytetarin e ndershem dhe duke shperblyer krimin.E vetmja shpres qe ngelet eshte vota e uroj te vij sa ne shpejt dita qe ti lirosh vendin dikujt normal

    Përgjigju
  • Agron: 17/04/2020 22:46

    Fucked upp! Ideja me idjote,shume zhurme per asgje,dmth ligjzbatuesit do kene inspirim/vullnet per te denuar ata qe nuk respektojne ligjet e shtetit? Shume idiotesi! Pse shteti jone ben te kunderten nga gjithe shtetet e tjera? Dhe arka e shtetit duhet te grumbulloje sikurse kudo...keq!!

    Përgjigju
  • Sara: 17/04/2020 22:44

    I hoqe gjobat dhe i ktheve patentat shkelesve te ligjit por neve qe jemi ngujuar ne shtepi nuk na fal as nje muaj drita.Po denon ato qe respektojn ligjin dhe po ju jep kurajo plerave.Je i pari kryeminister qe shkel ligjin qe ke ber vet.Por te pakten na sherben si mesim se qe neser jemi te gjith te lire te bredhim dhe mos kemi frik nga ligji

    Përgjigju
    • Hajriu: 21/04/2020 14:32

      Orama te gjith jan rob.po vetem ti jooooo.po une mbyll mren veti 5 nuk o bo gruri akoma.sedi.jooo.

  • Shum gabim: 17/04/2020 22:07

    Po un qe nuk e theva asnje Her orarin e qe nuk e leviza asnjeher makinen nga vendi per 1 muaj e gjys mos dukem gje k"r ?? Ato kok palaret qe nuk respektun regullat Jan me te zotet ? Shum gabim ateher mos ver rregulla me ! Turp turp

    Përgjigju
  • klaudia: 17/04/2020 21:42

    AS KA PATUR e as do kete drejtesi e shtet ne kete shtet,,,kot lodheni o njerez po te kishim shtet ,,,nuk do kishim 1/3 e popullsise jashte si refugjat,,,,a e keni degjuar ramen,,meten,,nanon,,saline,, apo bashen te permendin ndonjehere refugjatet,,asnjehere,,,nuk I intereson ,,po te kishim shtet me ndnjenja ndaj popullit te vet,,,do mendonin qe njerezit te mos iknin,,,kjo do behej po te kishte pune ,,dhe paga dinjitoze,,,dhe keto realizoheshin shume mire po te mos vidhnin keta qeveritare,,,,jane keta qe vodhen ne rrugen e kombit 300 milion euro,,,ne tendering e astirit,,20 milion euro/km,,,ne tenderat e check-upit,,bankersi,,,e kudo ku ka tendera dhe koncesione,,,po te mos kishte korrupsion ne qeveri ,,shqiptaret do I kishim te gjithe ketu me pune e mireqenie,,,prandaj ne zgjedhjet e ardhshme te gjendet nje force e re me njerez te shkolluar ne perendim,,amerike,,,ndryshe do I dergoni te gjithe femijte e juaj ne emigrimin e zi,,,…//////

    Përgjigju
  • Suela: 17/04/2020 21:28

    Gabim i pafalshem.Tani askush nuk do ket me frik nga ligji.Nuk do besh kurr shtet as ti o Ram.

    Përgjigju
  • flavia: 17/04/2020 20:38

    Zhgenjim total...sa pike more i zbrite me 100 here...nga lyli u trembe kaq? Kurre se kisha pritur nje veprim alla PD bej ca te duash se te falim se zbatimi i ligjit eshte vetem per budallenjte...nje zhgenjim i jashtezakonshem...neser i ke te gjithe rrugeve dhe pastaj prisni pikun

    Përgjigju
  • Faktet: 17/04/2020 20:24

    1) Austria dhe Shqiperia kane pa strategji komplet ndryshe. Ne Austri jane bere me gjersisht testime qe te rihapen gjerat me shpejt. Jane hedh lek per bizneset me fuqishem (dhe si % e gdp). Masat e distancimit kane qene ndryshe. Lejohet te dalesh po duhet te mbash distance. Ska pasur kurr kufizime oraresh vetem arsyet pse do dalesh jane te limituara, pikerisht per te evituar rradhet. Dhe sherbimet shtetrore kane funksionuar gati pa limite. 2) Austria ka kancelar mashkull. Kshu qe se di me ke ka fol ky karafili

    Përgjigju
  • Arku: 17/04/2020 20:02

    Gabim shume i madh. Kjo mund të ishte bere në fund, jo tani. Asnje nuk do pyesi tani e tutje per fjalet e tua. Do thone hë mo se keshtu thote ky dhe e ndryshon me pas. Ja fute kot kete rradhe, e hmbe si ai miku simiten

    Përgjigju
  • Ola: 17/04/2020 19:56

    Po vertet menduat se Rama beri shtet?Vertet besuat se po zbatohet ligji?Ligjin e ben Rama,vendos ai kur te hysh e kur te dalesh nga burgu,kur ta heqin e kur ta ven.Vazhdoni jeten normale o njerez se nuk ka pas as nuk ka per te pas ndonjeher ligje ky vend.Ka fituar dhe do fitoj gjithmone padrejtsia dhe gjithmon do e haj qytetari i ndershem.

    Përgjigju
  • shakajaerradhes: 17/04/2020 19:44

    Nuk u bere zemermire jo, po gjobat dhe heqja e patentave jane anti-ligjore sepse ligji kaloi ne parlament vetem dje dhe dihet qe ligjet nuk kane efekt prapaveprues.

    Përgjigju
  • Faik: 17/04/2020 18:20

    REPUBLIKË BANANESH mè në Fund !!! Edhe Edvin Rama e NXORRI KOKËN e vet , dhe duket qé NUK ka asnjé NDRYSHIM nga BANDAT dhe BANDITËT e PD KRIMIT dhe LSI GRABITJES !!! MALLKUAR MALLKUAR MALLKUAR QOFSHI që të GJITHÉ juve POLITIKANÉT DDOBIÇA të këtyre 30 Viteve PA PËRJASHTIM !!! PO ata SHQIPTARËT e NDERSHËM dhe të THJESHTË që ZBATUAN LIGJIN dhe NUK e SHKELËN atë , ÇFARË do ju THUASH ????????!!!!! Duhet të Paktën t'ju kërkosh FALJE PUBLIKE , sepse e bëre SHTETIN si SIERRA LEONE në AFRIKË !!!!!!! SHTET KALLAPAÇKË , që GJOJA APLIKON GJOBA dhe LIGJ të ASHPËR , por mbas 2 JAVËSH , "I FAL ATO tē GJITHA" !!!! MJERË SHQIPËRIA dhe SHQIPTARËT nga kush QEVERISEN për 30 VJET !!!!! HALABAKËT , FUNDËRRINAT , KEYEHAJDUTËT , FEKALET dhe KRYEKRIMINELËT kanë QEVERISUR SHQIPËRINË për 30 Vjet Rresht !!! VDEKJE VDEKJE e këtyre KËRRMAVE HAJDUTË të këtyre 30 Viteve !! RROFTË ENVER HOXHA LEGJENDAR

    Përgjigju
  • Lui: 17/04/2020 18:17

    Zoti kryeminister, ne menduam se kishim bere shtet, por ju perseri na zhgenjyet! Kur ju falni gjobat qe u vendosen per thyerje karantine sepse me te drejte eshte shendeti i popullit qe rrezikohet, imagjino se cfare mund te falni ne kohe qe nuk rrezikohet drejtperdrejte shendeti o popullit. Faleminderit dhe ke nje bravo te madhe nga ne budallenjte qe respektojme ligjin.

    Përgjigju
  • O PALLA NJERI: 17/04/2020 18:15

    QË TI JE PALL S'KA DISKUTIM KTË QË BËRI EDI RAMA E BËRI PËR VETE ? APO E BËRI PËR POPULLIN QË JU SHPËTOI JETËN E JU NJERËZ PALL JO VETËM QË S'JENI MIRNJOHËS PO DHE SHANI PA PUSHIM O HAJDARI IM.

    Përgjigju
    • Ikohajdar: 17/04/2020 18:41

      Kujt i shpetoi jeten mor hajdar?

  • KritikAbsolut: 17/04/2020 18:07

    Te ju vije turp Kryeminister, ky eshte ligji ne Shqiperi. Shtypet i drejti dhe falet i ligu. Turp Turp Turp Turp

    Përgjigju
  • Ps pd lsi kupole: 17/04/2020 18:06

    Domethene ato qe respektuan ligjin Jane gomere hahahahaha o brekushe o mashtrues.Ju jeni te gjithe mashtrues ordiner ps pd lsi

    Përgjigju
  • Ben Tironci: 17/04/2020 17:57

    Edo! Je GJIGAND.

    Përgjigju
  • Vloaaaaa: 17/04/2020 17:51

    Gabim i madh z KM... ketu me kete qe bere me poshterove 90%te shqiptareve qe respektuam ligjin ... panvaresisht se mbrojtem familjen tine

    Përgjigju
  • Republikebananesh: 17/04/2020 17:50

    Prandaj se merr njeri seriozisht ligjin ne Shqiperi se ca rregulli del sot anullohet neser.

    Përgjigju
  • Faisbe: 17/04/2020 17:47

    Pse mos tallesh menderen me kete popull o kryeministri yne hallemadh? Perversiteti frymes instaluar shume shpejt do te kthehet ne nje boomerang jo vetem per ty personalisht? Jepi,jepi sa te mundesh jepi udhe paudhesive 30-vjeçare!

    Përgjigju
  • Pallenjeri: 17/04/2020 17:33

    I bere llogarite dhe te dolen ca si shume vota manget, apo jo zoti kryeminister? Na rrofte ne qe ndejtem brenda dhe nje shperblim per ata qe perhapen virusin.

    Përgjigju
    • Pallenjeri: 17/04/2020 18:07

      @vlora Sigurisht qe per te mbrojtur familjen po kur njerezit nuk respektojne ligjin dhe dalin mbas qejfit dhe nuk u hyn gjemb ne kembe rri brenda ti dhe familja jote sa te duash do e kesh virusin verdalle deri sa te dale vaksina. Bile del dhe e deklaron me te madhe anullimin e gjobave vete kryeministri a thua se ka bere shpikjen e shekullit? I bie qe demin ne ekonomi e ka shkaktuar vete duke mbyllur njerezit brenda kot kur njerezit livadhisin pas qejfit.

    • Vlora: 17/04/2020 17:52

      Me ndenjem brenda per sigurime e familnes tone jo per tja futur qeverise

  • Dangellia: 17/04/2020 17:11

    Thjesht nje BRAVO te madhe je i pa parashikushem shum i zoti je nje gjigand bre respekte te uroj pun te mbar per te miren e vendit tim je nje kolos kot nuk po te vlereson bota

    Përgjigju
    • Pergjigje: 17/04/2020 23:35

      Ti qenke ai çifuti i shkretetires qe per fat keq ne vendin tone te bekuar nga zoti, natyra dhe gjithcka, ka shume si puna jote. Kjo qe beri ky hajvani sot tregon me se mire nevojen EKSTREME qe keta barbare politikane shqiptare te vene ne burg me shume vite mbi krye. Kjo i jep zemer nje tufe te vogel barbaresh qe shkelin ligjin e qe abuzojne me djersen e gjakun e popullit fisnik shqiptar. Ky eshte nje gjest shume i vogel por qe TREGON SHUME, se si sillen keta barbare me nje popull me nje komb. Kjo eshte nje poshtersi e skajshme, kjo demoralizon njerzit qe zbatojne ligjin, kjo zhvlereson totalisht nje armate te tere policesh e zbatuesesh te ligjit qe kane 40 dite ne rruge, diten naten ne situate pandemie. Kjo eshte misherim i paster se si rrukulliset pushteti tek ne. FATKEQESI por mos u demoralizoni njerez, VAZHDONI ZBATONI LIGJIN SEPSE KETA HORRA DITET I KANE TE PAKTA SHUME NE VIJIM. Ky bandit qe kemi ne krye, a e shikoni keto dite, u bashkua perseri me banditin ne presidence. Filluan prape kulisat se ende nuk e besojne qe do te fshihen nga faqja e dheut. NJEREZ, FAMILJARE, BIJE NENASH, DURIM BENI, ZBATONI LIGJIN, TREGOHUNI RACIONALE, DHURONI DASHURI E PAQE PER FAMILJARET, SHOKET MIQTE, SHQIPERIA ESHTE VEND I BEGATE DHE VENDIMI I VONUAR QE KY VEND DO TE BEHET TASHME FATMIRESISHT ESHTE MARRE!

  • Mezani: 17/04/2020 16:33

    Prape njerezit e ndershem e hengren o te paafte

    Përgjigju
  • Shaban: 17/04/2020 16:27

    po ne qe ndenjem brenda a do marrim shperblim? App dalim tani qw ndryshove kodin se do na e falesh ne shtator vari k** kodit.

    Përgjigju
    • O zot: 17/04/2020 18:08

      Lexoje tifozat e partise si e mbrojne deri ne vdekje hahahahaha gomer

    • Varigarin: 17/04/2020 17:25

      Si përherë u shpërblye i pandershmi... Pastaj kemi faj ne që ikim nga Shqipëria

    • iziuti: 17/04/2020 17:08

      more jeten tende edhe shendetin more coban-shaban

  • Sondazhi i ditës:
    28 Nëntor, 09:20

    A e keni të qartë pse opozita organizon mosbindje civile?



×

Lajmi i fundit

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç

Zjarri në magazinën në Kurbin, rrezikohen banesa! Policia bllokon qarkullimin në aksin Milot-Laç