Një plazh privat duhet të ketë me çdo kusht vrojtuesin, nëse s’është kontrata prishet! AKB përgjegjëse për zbatimin e sigurisë! Çfarë duhet të jetë në kullën e vrojtimit

10 Korrik 2023, 16:30

Mes tragjedive që ndodhin në det, si ajo në Vilë-Bashtovë, siguria që ofrojnë stacionet e plazhit është maksimale. Kjo vetëm nëse do t’i referohemi letrave dhe dhjetra procedurave që një biznesi i duhet për të marrë leje, pasi në të vërtetë, në terren, zbatimi është thuajse inekzistent.