Një protestues në burg dhe 6 në arrest shtëpie, Berisha sulmon gjyqtaren që dha masat: Në konflikt interesi, vendimi u mor në zyrën e Ramës

16 Tetor, 13:57 | Përditesimi: 16 Tetor, 13:57

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka sulmuar gjyqtaren Amarilda Sulaj që la në burg një prej protestuesve dhe 6 të tjerë caktoi masën arrest në shtëpi. Berisha thotë se vendimi është marrë në zyrën e Ramës dhe sipas tij gjyqtarja ishte në konflikt të hapur interesi dhe se duhej të hiqte dorë nga shqyrtimi i masave të sigurisë.

E.H/Shqiptarja.com